SHBA: Huawei përbën një kërcënim për NATO-n

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri amerikan i Mbrojtjes paralajmëroi sot evropianët se duke lejuar prodhuesin kinez të telefonave Huawei për ndërtimin e rrjeteve 5G, ata rrezikojnë “të kërcënojnë NATO-n”.

“Nëse ne nuk kuptojmë kërcënimin dhe nuk reagojmë, kjo do të kërcënonte aleancën ushtarake që ka patur më shumë suksese në histori, NATO-n”, deklaroi Mark Esper gjatë Konferencës së Mynihut për Sigurinë.

Ministri amerikan i Punëve të Jashtme, Mike Pompeo ka denoncuar “Kalin e Trojës” që përbën për atë prodhuesi kinez, përfshirja e të cilit në rrjetet perëndimore 5G do të shkaktonte, sipas tij, transferimin e të dhënave të të gjithë përdoruesve “Partisë Komuniste kineze” dhe “shërbimeve sekrete kineze”.

SHBA-ja u ka kërkuar disa vendeve, veçanërisht evropianëve, të mos përdorin infrastrukturat “Huawei” për vendosjen e rrjetit të ri telefonik 5G./ATSH/ 

Share This Article