Prezantueses së televizionit shqiptar në Londër Albuk Tv, Leen Clive, i është refuzuar viza nga Shetet e Bashkauara të Amerikës, që ta përfaqësojë Mbretërinë e Bashkuar në finalen e spektalit të bukurisë “Mrs World”, që mbahet në Las Vegas.
Leen Clive duhet të marrë pjesë në eventin e 35-të të “Mrs World” më 15 janar, i cili konkurs është i hapur për gratë e martuara, ku Clive garon së bashku me 57 garuese të tjera.

BBC ka zhvilluar një intervisë me zonjen Leen, ku mes tjerash thotë se me sukses ka prazantuar në televizionin shqiptar në Londër, kurse artikulli i publikuar mban titullin “Mrs World: Viza amerikane e mbretëreshës së bukurisë refuzohet për shkak të lidhjes me Sirinë”.
29-vjeçarja Leen Clive, nga Hessle, East Yorkshire, është një refugjate siriane, e cila që kur mbërriti në Britaninë e Madhe në vitin 2013, ka mësuar të flasë anglisht dhe gjithashtu ka bërë fushatë për barazinë e femrave dhe të drejtat e refugjatëve dhe me skukses ka prezantuar në Albuk Tv.

BBC shkruan se mbretëreshës së bukurisë në Mbretërinë e Bashkuar nuk iu lejua të fluturonte në SHBA për të konkurruar në konkursin global, sepse ajo ka lindur në Siri.
“Kam aplikuar me një pasaportë britanike, unë përfaqësoj Britaninë dhe jam shtetase britanike, kështu që nuk e kisha idenë se do të më ndalonin të hyja në SHBA”, tha zonja Clive për BBC.
“Burrit tim dhe vajzës sime iu dhanë viza, por imja u refuzua dhe ndryshimi i vetëm është vendi im i lindjes”, shtoi zonja Clive.
Zonja Clive i bëri thirrje Ambasadës amerikane për “mendje të shëndoshë”, për t’i dhënë asaj vizën në kohë, që të marrë pjesë në konkurs.
“Unë jam ende me shpresë. E di që po më mbaron koha, por nëse dikush nga ambasada mund të shikojë aplikacionin tim, atëherë gjërat mund të jenë ndryshe”, tha ajo.
Në faqen e saj të internetit, Qeveria e SHBA-së thotë se aplikantët që janë shtetas të vendeve që sponsorizojnë terrorizmin, duhet të intervistohen nga një oficer konsullor dhe Siria është identifikuar si një nga ato vende, shkruan BBC.


