SHBA-ja blen edhe 200 milionë doza të vaksinës Pfizer

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pfizer dhe partneri gjerman BioNTech njoftuan të premten se qeveria amerikane po blenë 200 milionë doza shtesë të vaksinës kundër COVID-19 dhe mund të blejë një version të ri të vaksinës që synon variante të reja të virusit.

Me atë njoftim, numri i përgjithshëm i dozave të destinuara për Shtetet e Bashkuara është 500 milionë doza, me afërsisht 208 milionë doza të dorëzuara tashmë, sipas të dhënave të qeverisë të enjten.

Pfizer nënshkroi një marrëveshje me qeverinë amerikane vitin e kaluar për 100 milionë doza të vaksinës për gati dy miliardë dollarë, me mundësi për të blerë 500 milionë doza të tjera.

Shumica e dozave të reja do të dorëzohen deri në fund të vitit dhe 90 milionët e mbetur do të dorëzohen deri më 30 prill të vitit të ardhshëm.

Drejtori i Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, mjeku Anthony Fauci tha se “mesatarja shtatë ditore e rasteve të reja në Shtetet e Bashkuara u rrit 53 për qind nga një javë më parë”.

Kompanitë kanë ideuar një version të ri të vaksinës që synon variantin delta, të cilin ata planifikojnë ta testojnë në javët e ardhshme, por deklaruan se vaksina aktuale mund të sigurojë gjithashtu mbrojtje kundër këtij varianti. 

Share This Article