ShBA-ja do radar në Britani për t’i vëzhguar objektet 36.000 kilometra larg

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shtetet e Bashkuara dëshirojnë që të vendosin një sistem të ri radarësh në Britaninë e Madhe për t’i vëzhguar objektet në largësi më të madhe në hapësirë.

Forca e Hapësirës e Shteteve të Bashkuara është duke zhvilluar një sistem global për identifikimin e caqeve të mundshme që ndodhen deri në 36.000 kilometra larg, në zonat e hapësirës së thellë, ku ndodhen shumë satelitë ushtarakë.

Përpos në Britani të Madhe, ky sistem i radarëve mund të vendoset edhe në Teksas të ShBA-së dhe në Australi, shkruan BBC.

Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe tha se radari i ri ka kapacitet për ta bërë hapësirën më të sigurt.

Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe i kanë akuzuar Rusinë dhe Kinën për zhvillimin e armëve që do të mund të përdoreshin për t’i shkatërruar satelitët.

Vetëm vitin e kaluar, mbi 1.000 satelitë të rinj janë lëshuar në hapësirë, përfshirë dhjetë nga ushtria e Shteteve të Bashkuara.

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara tashmë kanë në funksion një sistem paralajmërues për hetimin e raketave balistike në hapësirë. Megjithatë, radarët e këtij sistemi mund t’i vërejnë objektet vetëm deri në 20.000 kilometra larg, ndërsa sistemi i ri do ta rriste këtë largësi deri në 36.000 kilometra.

Share This Article