SHBA-ja ka konfirmuar ndihmën e re ushtarake prej 375 milionë euro, përfshirë disa automjete që nuk janë parë më parë në fushën e betejës në Ukrainë.
SHBA do të dërgojë 375 milionë euro ndihmë ushtarake në Ukrainë, ka konfirmuar Sekretari Amerikan i shtetit.
Antony Blinken deklaroi se paketa e re ndihmëse përfshin municione dhe automjete që mund të krijojnë ura mbi lumenj, raporton skynews.
Duke mbajtur një urë metalike prej 60 metrash, automjetet mund t’i ndihmojnë ukrainasit në një ofensivë të re.
SHBA-ja për herë të parë do ta furnizon me këso automjete shtetin ukrainas në luftën kundër Rusisë.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt gjatë vitit të kaluar.