SHBA-ja do të kufizojë udhëtimet nga India duke filluar nga muaji maj

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

SHBA-ja do të kufizojë udhëtimet nga India duke filluar nga 4 maji, deklaroi Shtëpia e Bardhë të premten, duke përmendur një rritje të rëndë të rasteve me coronavirus në vend dhe shfaqjen e varianteve potencialisht të rrezikshme të COVID-19.

Sipas medieve të huaja, sekretarja e shtypit në Shtëpinë e Bardhë, Jen Psaki, tha se administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, vendosi ta bëjë këtë pas këshillës nga Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

“Politika do të zbatohet duke marrë parasysh rastet jashtëzakonisht të larta të COVID-19 dhe varianteve të shumta që po qarkullojnë në Indi”, tha ajo.

Një valë e dytë e coronavirusit po shkakton dëme të rënda në pjesë të Indisë, derisa 386 mijë raste të reja u raportuan të premten; kjo vlerësohet të jetë shifra më e lartë një-ditore e regjistruar ndonjëherë në botë.

India gjithashtu raportoi 3,500 viktima në të gjithë vendin dhe gati 400 sosh në Delhi – një rekord për kryeqytetin.

Numri i përgjithshëm i rasteve si pasojë e COVID-19 në Indi u rrit në mbi 18 milionë. 

Share This Article