ShBA-ja drejt miratimit të dozës së tretë për disa grupe të popullsisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rregullatorët amerikanë të ilaçeve e kanë miratuar dozën e tretë të vaksinës së kompanisë Pfizer kundër Covid-19 për personat mbi moshën 65-vjeçare, me kusht që dozën e dytë ta kenë marrë para së paku gjashtë muajve.

Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve e autorizoi përdorimin e dozës së tretë edhe për të rriturit që janë në rrezik më të lartë nga sëmurja e rëndë dhe të cilët punojnë në vijën e frontit kundër pandemisë.

Megjithatë, doza e tretë ende duhet të miratohet nga Qendrat për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Mediet amerikane raportojnë se edhe ky organ pritet ta marrë të njëjtin vendim, pas takimeve të ekspertëve të pavarur, që janë planifikuar për të mërkurën dhe të enjten.

Në vendimet e ekspertëve do të përfshihen edhe rekomandimet për grupet më të rrezikuara dhe për sektorët e caktuar të punëtorëve, të cilët do të kualifikohen për marrjen e dozës së tretë.

Vendimi i Administratës së Ushqimit dhe Ilaçeve për miratimin e dozës së tretë është fitore për presidentin Joe Biden, i cili ka premtuar se doza e tretë do të jetë e gatshme nga ky muaj.

Share This Article