SHBA-ja e mbyll Ambasadën në Kiev, zhvendos stafin diplomatik në Lviv

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

SHBA-ja po e mbyll Ambasadën e saj në Kiev dhe “përkohësisht po zhvendos” një numër të vogël të personelit diplomatik që ka mbetur për në Lviv, një qytet në perëndim të Ukrainës, raporton CNN.

Ky vendim është marrë nga Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, për shkak të tensionimit të situatës.

“Kam urdhëruar këto masa për një arsye – sigurinë e stafit tonë – dhe u bëjmë fuqishëm thirrje gjithë qytetarëve amerikanë që gjenden ende në Ukrainë të largohen nga shteti menjëherë”, thuhet në deklaratën e Blinkenit. “Këto masa të kujdesshme në asnjë mënyrë nuk minojnë mbështetjen tonë apo përkushtimin tonë për Ukrainën. Përkushtimi ynë ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës është i palëkundur. Ne po ashtu vazhdojmë përpjekjet tona të sinqerta për të arritur zgjidhje diplomatike”.

Blinken ka shtuar se diplomacia mbetet në dispozicion nëse Rusia zgjedh të angazhohet me mirëbesim.

“Ne mezi presim ta kthejmë stafin tonë në Ambasadë sapo të lejojnë kushtet”, ka thënë Blinken.

Share This Article