SHBA-ja ekzekuton të dënuarin për vrasjen e një familjeje treanëtarëshe

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Autoritetet e drejtësisë në Shtetet e Bashkuara e kanë kryer ekzekutimin e parë në nivel federal të një të burgosuri, për herë të parë që nga viti 2003.

Personi i ekzekutuar ishte dënuar me vdekje pasi ishte shpallur fajtor për vrajsen e një familjeje me tre anëtarë në vitin 1996 në Arkansas pasi synonte të krijonte popullsi të përbërë vetëm nga të bardhët.

Daniel Lewis Lee, 47 vjeç, nga Oklahoma, u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës në një burg federal në Indiana, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

“Nuk e kam bërë këtë. Kam bërë shumë gabime në jetën time, por unë nuk jam vrasës. Ju po e vrisni një njeri të pafajshëm”, tha ai para se të ekzekutohej.

Vendimi për vazhdimin e zbatimit të dënimit me vdekje në nivel federal ka nxitur reagime të ashpra nga grupet për të drejtat civile dhe të afërmit e viktimave të personit të dënuar, të cilët kishin paraqitur kërkesë që ky dënim të mos zbatohej për shkak të pandemisë.

Megjithatë, Gjykata Supreme e ShBA-së, me pesë vota për dhe katër kundër, në orët e vona të natës dha leje për kryerjen e këtij ekzekutimi.

Ekzekutimi i të burgosurve nga sistemi federal apo qendror i drejtësisë amerikane është zbatuar rrallë në dekadat e fundit, që nga kthimi në fuqi në vitin 1988. Sidoqoftë, 25 shtete të ShBA-së ende e kanë në fuqi këtë dënim dhe vitin e kaluar janë ekzekutuar 22 persona.

Share This Article