SHBA-ja i refuzon vizën ministrit të Jashtëm iranian

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

SHBA-ja i refuzoi vizën ministrit të Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif, për një vizitë në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

“Departamenti i Shtetit thuhet se i ka deklaruar OKB-së se nuk ka kohë të lëshojë vizën e Zarifit”, theksoi diplomati i lartë iranian për agjencinë iraniane të lajmeve ISNA.

Ai deklaroi se refuzimi për t’i dhënë vizën ministrit të Jashtëm të një shteti anëtar të OKB-së, është shenjë e dështimit politik të qeverisë aktuale amerikane.

“Nuk bëjmë komente për çështjet e vizave, kështu që nuk mund të shtoj më shumë mbi çështjen e vizitës së ministrit të Jashtëm Zarif në SHBA”, deklaroi sekretari i shtetit Mike Pompeo në Uashington.

Share This Article