Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper ka inkurajuar Ankaranë të ndërpresë operacionin ushtarak në Siri kundër një milicie kurdë, duke konfirmuar se do të kishte pasoja të rënda për Turqinë.
“Ministri ka inkurajuar Turqinë të ndërpresë veprimet e saj në verilindje të Sirisë për të rritur mundësinë që SHBA-ja. Turqia dhe partnerët tanë të mund të gjejnë një rrugë të përbashkët për qetësimin e situatës para se ajo të bëhet e parikuperueshme”, thuhet në një komunikatë të Pentagonit, që i referohet një bisede telefonike mes Esper dhe homologut turk, Hulusi Akar.
“Kjo ndërhyrje rrezikon të ketë pasoja të rënda për Turqinë”, paralajmëroi shefi i Pentagonit duke rikonfirmuar rëndësinë e marrëdhënies dypalëshe strategjike mes SHBA-së dhe Turqisë./