SHBA-ja ka vaksinuar gjysmën e popullsisë kundër COVID-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pak më shumë se gjysma e njerëzve në Shtetet e Bashkuara janë plotësisht të vaksinuar kundër COVID-19, bazuar në të dhënat nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) të përditësuara të shtunën.

Sipas të dhënave të CDC, 50.1 për qind e popullsisë amerikane është vaksinuar plotësisht kundër sëmundjes. Pak më shumë se 58.5 për qind është pjesërisht e vaksinuar kundër sëmundjes, që do të thotë se njerëzit e kanë filluar serinë e vaksinave me dy doza, por nuk e kanë përfunduar atë.

Momenti historik vjen tetë muaj pasi vaksinës së parë – të prodhuar nga Pfizer dhe BioNTech – iu dha një autorizim për përdorim emergjent nga Administrata e Ushqimit dhe e Barnave (FDA) në SHBA më 11 dhjetor të vitit të kaluar..

Vaksinës Moderna iu dha i njëjti autorizim më vonë në muajin dhjetor, derisa vaksina Johnson & Johnson me një dozë u autorizua në muajin shkurt.

Asnjëra nga vaksinat nuk ka marrë miratimin zyrtar nga FDA, megjithëse zyrtarët thuhet se po synojnë ta miratojnë vaksinën e Pfizer deri në fillim të muajit shtator. 

Share This Article