ShBA-ja kërcënon Britaninë me taksë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

htetet e Bashkuara e kanë paralajmëruar Britaninë e Madhe se mund të përballet me taksë deri në 25 për qind ndaj disa eksporteve britanike si hakmarrje për vendosjen e një takse nga Mbretëria e Bashkuar ndaj kompanive të teknologjisë.

Sipas një liste të publikuar nga administrata e presidentit Joe Biden, nga kjo taksë mund të goditen qeramikat, produktet e kozmetikës, disa lloje të rrobave, pajisjet për lojëra kompjuterike dhe mobiliet.

Me këtë taksë pritet të shtohen të hyrat për 325 milionë dollarë, aq sa ShBA-ja beson se do të grumbullojë Britania nga taksa ndaj kompanive të teknologjisë, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Një zëdhënës i qeverisë britanike tha se qeveria dëshiron të sigurohet që kompanitë e teknologjisë ta paguajnë pjesën e duhur të taksave. “Nëse ShBA-ja e vazhdon procesin e zbatimit të këtyre masave, ne do t’i shqyrtonim të gjitha mundësitë për t’i mbrojtur interesat dhe industrinë e Mbretërisë së Bashkuar”, tha ai.

Sidoqoftë, Uashingtoni duket se nuk do të ndalet, duke vlerësuar se taksa ndaj shërbimeve digjitale ka atribute të paarsyeshme, diskriminuese dhe të rënda.

Shtetet e Bashkuara i kanë zhvilluar procedurat kundër taksave të ngjashme edhe ndaj Indisë, Austrisë dhe Spanjës, por masat kundër Bashkimit Evropian në tërësi nuk janë zbatuar.

Share This Article