SHBA-ja konfiskon katër anije iraniane me naftë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shtetet e Bashkuara kanë konfiskuar katër anije iraniane të mbushura me naftë, të cilat ishin nisur drejt Venezuelës.

Departamenti i Drejtësisë tha se kjo ishte dërgesa më e madhe iraniane e konfiskuar ndonjëherë.

Departamenti i Drejtësisë njoftoi të premten se sasia e konfiskuar e karburanteve nga katër anije përbëhet prej rreth 1,116 milionë fuçi nafte, duke thënë se kjo sasi ishte e lidhur me Gardën Revolucionare të Iranit, shkruan Free Europe.

Autoritetet amerikane e cilësuan aksionin e konfiskimit si pengim të suksesshëm të një dërgese multimilionëshe të karburanteve, e cila ishte planifikuar të dërgohej në Venezuelë.

“Me asistencën e partnerëve të huaj, dërgesa e konfiskuar është ndaluar nën kontrollin e Shteteve të Bashkuara”, njoftoi Departamenti i Drejtësisë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se nafta e konfiskuar do të dërgohet në Houston të Teksasit.

“Irani nuk duhet ta bëjë këtë”, tha kreu i Shtëpisë së Bardhë gjatë një konference të shkurtër për gazetarë në Shtëpinë e Bardhë.

Shtetet e Bashkuara e cilësojnë Gardën Revolucionare të Iranit si organizatë terroriste dhe veprimet e kësaj njësie ushtarake janë të sanksionuara.

Share This Article