SHBA-ja konfiskon një anije të Koresë së Veriut

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Autoritetet amerikane kanë konfiskuar një anije mallrash koreanoveriore për shkelje të sanksioneve amerikane dhe atyre të OKB-së, nëpërmjet eksportimit të qymyrgurit.

Divizioni për Sigurinë Kombëtare i Departamentit amerikan të Drejtësisë u shpreh sot nëpërmjet një deklarate se anija ishte duke iu afruar ujërave territoriale amerikane dhe saktësoi se e njëjta anije është konfiskuar njëherë në prill të vitit 2018 nga autoritetet detare të Indonezisë.

Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm për Sigurinë Kombëtare, John Demers, tha se “kjo anije që thyen sanksionet është tashmë jashtë loje”.

Anija, e njohur me emërtimin “Wise Honest”, konsiderohet ndër anijet më të mëdha të transportit të Koresë së Veriut. Kjo është hera e parë që Shtetet e Bashkuara konfiskojnë një anije koreanoveriore për shkelje të sanksioneve.

Monitoruesit e OKB-së thanë se kur kjo anije u konfiskua vitin e kaluar, ajo po transportonte 25 mijë tonë qymyrguri me një vlerë prej rreth 3 milionë dollarësh. Në të kaluarën, Koreja e Veriut e ka përdorur këtë anije edhe për të transportuar makineri të rënda./Top Channel/

Share This Article