Administrata për Ushqim dhe Barna në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (FDA), që merret me rregullimin e produkteve mjekësore në SHBA, ka miratuar për shitje cigaren elektronike për herën e parë.
Ajo ka autorizuar shitjen e tri produkteve të tilla.
FDA-ja ka vendosur se përfitimet te të rinjtë që përpiqen të lënë duhanin nëpërmjet ‘e-cigares’ i kalojnë rreziqet e krijimit të varësisë nga duhani.
Produktet e lejuara kanë shije duhani, diçka që nuk është preferuar shumë te të rinjtë.
‘E-cigaret’ janë shitur me të madhe në dekadën e fundit në SHBA, por përdorimi i tyre tek adoleshentët ka nxitur shqetësime.
Prodhuesit kanë pritur qe më shumë se një vit për pranim zyrtar, me FDA-në që ka ekzaminuar përfitimet dhe të këqijat për shëndetin publik.
FDA-ja, që u kishte dhënë të drejtën e rregullimit të produkteve të reja të duhanit qe një dekadë, ka kryer disa studimesh para se të vendoste cilat ‘e-cigare’ mund të shiten.