Ushtria amerikane ka thënë se mund ta ngadalësojë tërheqjen nga Afganistani pas fitoreve të fundit në fushëbetejë nga talebanët.
Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, ka thënë se afati për tërheqjen e plotë deri më 11 korrik është ende në fuqi, por ritmi mund të ndryshojë, raporton BBC.
Zyrtarët javën e kaluar thanë se tërheqja është në gjysmën e rrugës.
Në Afganistan është rritur dhuna ndërsa SHBA-ja dhe NATO po përgatiten të tërheqin pjesën e mbetur të trupave.
“Situata në Afganistan ndryshon ndërsa talebanët po vazhdojnë të bëjnë këto sulme. Dhuna është ende në nivel tepër të lartë. Nëse duhet të ketë ndryshim në ritëm, ne duam ta mbajmë këtë fleksibilitet”, ka thënë Kirby.