Shtetet e Bashkuara të Amerikës paraqitën të enjten mbrëma kërkesë në Kombet e Bashkuara që sërish t’i vihen sanksionet Iranit.
Sanksionet i ishin suspenduar shtetit aziatik më 2015 mbi bazën e marrëveshjes nukleare.
Në kërkesën që Uashingtoni ia ka nisur Këshillit të Sigurimit të OKB-së, thuhet se Irani nuk po i përmbahet marrëveshjes, raportoi Reuters.
Ndërkohë, Rusia e ka quajtur “joekzistues” planin e SHBA-së për kthim të sanksioneve ndaj Iranit.
Moska zyrtare thotë se SHBA-ja do të mund inicionte procedurën për sanksione ndaj Iranit, sikur të mos tërhiqej nga marrëveshja, gjë që sipas saj, e ka bërë më 2018.
Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Mohammad Javad Zarif, ka ftuar anëtarët e Këshillit të Sigurimit që të hedhin poshtë këtë kërkesë të Uashingtonit.
SHBA-ja ishte tërhequr nga marrëveshja për lehtësim të sanksioneve ndaj Iranit me arsyetimin se “ajo kishte të meta të tmerrshme”.
Marrëveshja e nënshkruar më 2015 i mundëson Teheranit lehtësim të sanksioneve, në këmbim të frenimit të programit bërthamor.