SHBA-ja përballet me “ciklon bombë” të borës dhe erës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pjesa lindore e Shteteve të Bashkuara, nga Tennessee në New York, përballet me erë më të fuqishme e reshje më të dendura të borës gjatë natës, me gjasë duke e shkaktuar ciklonin e parë “bombë” të sezonit dimëror të vitit 2022 në rajon, tha të enjten shërbimi për mot, “AccuWeather”.

Cikloni bombë është ngjarje intensive e motit në të cilën shtypja barometrike bie shpejt, duke shkaktuar reshje të dendura e erë të fuqishme, shkruan Reuters.

Reshjet më të dendura priten në Maryland, Virginia, Karolinë Veriore e Tennessee, ndërsa në kryeqytet priten 7.5 centimetra borë.

“AccuWeather” tha se të premten në Nju Jork mund të ketë reshje me trashësi mbi 15 centimetra. Paralajmërimet për stuhi dimërore tashmë janë në fuqi në disa pjesë të bregdetit verilindor, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit.

“Sa më në veri që shkoni, aq më shumë grumbullim të borës”, tha shefi i meteorologëve në “AccuWeather”, Bernie Rayno.

Më herët këtë javë, një stuhi dimërore solli reshje të dendura të borës dhe erë të fuqishme në juglindje të Shteteve të Bashkuara, duke shkaktuar mbyllje të shkollave, ndërprerje të rrymës dhe anulim të fluturimeve.

Share This Article