SHBA-ja përforcon bazat ushtarake në Siri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ushtria e Shteteve të Bashkuara i ka dërguar 70 kamionë në Siri përmes një pikëkalimi kufitar me Irakun, thanë të premten burimet lokale.

Në mesin e mjeteve të dërguara janë 12 automjete të blinduara, disa kamionë me furnizime themelore dhe disa cisterna. Ato janë dërguar në bazat amerikane në provincat Hasakah, Raqqa dhe Deir ez-Zour.

Pas një pushimi dymujor, Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar së paku 300 kamionë në pesë grupe në këtë rajon përmes territorit të Irakut gjatë dy javëve të kaluara, shkruan Anadolu.

Tash për tash, Shtetet e Bashkuara i kanë 11 baza aktive dhe pika ushtarake në tri provincat e lartcekura.

Uashingtoni vazhdimisht dërgoj përforcime për forcat e veta që ndodhen përreth fushave të naftës, të cilat janë nën kontrollin e militantëve kurdë.

Share This Article