ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, Berisha: Kemi kandidatët e përshtatshëm përballë Manastirliut 56 minutes ago
Polonia do të rrëzojë objektet që shkelin hapësirën e saj ajrore, Tusk: Do reagojmë menjëherë, s’ka asnjë diskutim 58 minutes ago
Misioni palestinez ngre flamurin në Londër pas njohjes nga Mbretëria e Bashkuar 59 minutes ago
Planet e reformës për të hequr lejen e qëndrimit të pacaktuar për migrantët 1 hour ago
Njohja e Palestinës? Çfarë do të thotë të njohësh një shtet 1 hour ago
Next
Prev
Home Kosova

ShBA-ja po shqyrton deportimin e emigrantëve në vende të tjera, mes tyre edhe Kosova

albnews by albnews
2 April, 2025
in Kosova
0
Raporti vjetor i SPAK/ Nga bandat kriminale, paratë e pista deri tek politikanët e korruptuar
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Administrata e ish-presidentit Donald Trump po shqyrton mundësinë e arritjes së marrëveshjeve me disa shtete për të pranuar migrantët e dëbuar nga ShBA-ja, sipas një raportimi të “Wall Street Journal”.

Ndër vendet me të cilat po zhvillohen bisedime është edhe Kosova, krahas shteteve të tjera në Afrikë, Azi dhe Evropën Lindore, përfshirë Moldavinë.

RelatedPosts

“Karakter i veçantë, si në filmat e Rambos” – diplomati britanik flet për takimin me Haradinajn më 1999

Shuhet ikona e filmit dhe teatrit, Enver Petrovci

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK, sot dëshmia e britanikut John Stewart Duncan

“Ndër vendet që ShBA-ja ka kërkuar të pranojnë migrantët e dëbuar janë Libia, Ruanda, Benini, Eswatini, Moldavia, Mongolia dhe Kosova”|.

Administrata amerikane shpreson se këto vende do të bien dakord, ndoshta në këmbim të marrëveshjeve financiare ose përfitimeve politike,” shkruan WSJ, duke cituar burime të afërta me këtë proces.

Si model për këtë qasje po përdoret një marrëveshje e arritur me Panamanë në shkurt, sipas së cilës ShBA-ja dërgoi një avion me mbi 100 emigrantë, kryesisht nga Lindja e Mesme, në këtë shtet të Amerikës Qendrore.

Mbetet e paqartë nëse Kosova dhe vendet e tjera të listuara do të pranojnë kushtet e propozuara nga administrata amerikane.

Paraprakisht, Kosova ka arritur marrëveshje me Danimarkën për dhënien me qira të qelive të burgut në Gjilan, për të burgosurit që do të transferohen nga ky shtet.

Ndryshe, më 23 maj 2024, parlamenti i Kosovës ratifikoi një marrëveshje me Danimarkën për dhënien me qira të 300 qelive në burgun e Gjilanit, me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze. Kjo marrëveshje synon të ndihmojë Danimarkën në zgjidhjen e mbipopullimit të sistemit të saj penal. ​

Sipas kushteve të marrëveshjes, Danimarka do të paguajë Kosovës rreth 210 milionë euro për një periudhë 10-vjeçare.

Këto fonde do të përdoren për përmirësimin e institucioneve korrektuese të Kosovës dhe për projekte të energjisë së rinovueshme.

Të burgosurit që do të transferohen në Kosovë janë shtetas të huaj të dënuar në Danimarkë, të cilët pritet të dëbohen në vendet e tyre pas përfundimit të dënimit.

Danimarka do të jetë përgjegjëse për rinovimin dhe modernizimin e burgut të Gjilanit për të përmbushur standardet daneze, dhe një drejtor danez do të menaxhojë institucionin me ndihmën e stafit lokal të trajnuar sipas praktikave daneze.

Mirëpo, jo vetëm Danimarka, edhe shteti belg e konsideron Kosovën si opsion potencial për zgjerimin e kapaciteteve të burgjeve jashtë vendit.

Kjo nënkupton marrjen me qira apo ndërtimin e objekteve të burgjeve për të strehuar shtetas të huaj që vuajnë dënimin në Belgjikë.

Ministrja belge e Drejtësisë, Annelies Verlinden, ka konfirmuar se diskutimet janë duke vazhduar dhe se Kosova mund të jetë një nga opsionet, megjithëse po shqyrtohen edhe vende të tjera.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, Berisha: Kemi kandidatët e përshtatshëm përballë Manastirliut

Zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, Berisha: Kemi kandidatët e përshtatshëm përballë Manastirliut

22 September, 2025
Polonia do të rrëzojë objektet që shkelin hapësirën e saj ajrore, Tusk: Do reagojmë menjëherë, s’ka asnjë diskutim

Polonia do të rrëzojë objektet që shkelin hapësirën e saj ajrore, Tusk: Do reagojmë menjëherë, s’ka asnjë diskutim

22 September, 2025
Misioni palestinez ngre flamurin në Londër pas njohjes nga Mbretëria e Bashkuar

Misioni palestinez ngre flamurin në Londër pas njohjes nga Mbretëria e Bashkuar

22 September, 2025
Planet e reformës për të hequr lejen e qëndrimit të pacaktuar për migrantët

Planet e reformës për të hequr lejen e qëndrimit të pacaktuar për migrantët

22 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result