SHBA-ja raporton 1.35 milionë raste ditore me Covid-19

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë raportuar 1.35 milionë raste të reja me koronavirus të hënën, sipas shifrave të paraqitura nga Reuters. Kjo është shifra më e lartë e rasteve ditore për një vend në botë, ndërkaq gjasat për ngadalësimin e përhapjes së variantit Omicron, nuk po shihen.

Shifra tjetër më e lartë ishte 1.3 milionë raste më 3 janar. Një numër i madh rastesh raportohen çdo të hënë për shkak se shumë shtete nuk raportojnë gjatë fundjavës. Mesatarja shtatëditore për rastet e reja është trefishuar në dy javë në mbi 700,000 infeksione të reja në ditë.

Rekordi në rastet e reja erdhi në të njëjtën ditë kur vendi pa që numri i pacientëve me COVID-19 të shtruar në spital gjithashtu arriti një nivel të lartë, shifër rekord, të të gjitha kohërave, duke u dyfishuar në tre javë, sipas një raporti të Reutersit.

Janë më shumë se 136.604 persona të hospitalizuar me COVID-19, duke thyer rekordin e janarit të vitit të kaluar ku ishin 132.051 të hospitalizuar.

Derisa varianti Omicron është potencialisht më pak i rëndë, zyrtarët shëndetësorë kanë paralajmëruar se numri i madh i infeksioneve mund të sforcojë sistemet spitalore, disa prej të cilave tashmë kanë pezulluar procedurat zgjedhore derisa luftojnë për të përballuar rritjen e pacientëve dhe mungesës së stafit.

Share This Article