ShBA-ja reagon ndaj sulmit në Somali, vret katër terroristë të Al Shabab-it

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Forcat amerikane njoftuan se kanë kryer sulme ajrore në Somali dhe i kanë vrarë katër terroristë të grupit militant “Al-Shabab”, pas vrasjes së 79 personave me një veturë bombë në kryeqytetin somalez, Mogadishu.

“Në bashkëpunim me qeverinë federale të Somalisë, Komanda e Forcave Amerikane për Afrikës i ka kryer tri sulme ajrore në dy lokacione, ku cak ishin militantët e grupit Al Shabab”, thuhet në deklaratën e ushtrisë amerikane. Shkalla e sulmeve amerikane në Somali u rrit ndjeshëm pasi presidenti Donald Trump e shpalli pjesën jugore të këtij shteti si zonë e armiqësive aktive.

Në një deklaratë të publikuar në prill të këtij viti, forcat amerikane në Afrikë thanë se i kanë vrarë më shumë se 800 persona në 110 sulme ajrore në Somali prej prillit të vitit 2017.

Përgjegjësinë për sulmin e së shtunës në Bogadishu ende nuk e ka marrë asnjë grup, por qyteti vazhdimisht goditet nga shpërthimet e organizuara nga grupi “Al-Shabab”.

Ky grup ishte larguar me forcë nga kryeqyteti në vitin 2011, por ende i ka nën kontroll disa zona rurale, shkruan “The Guardian”,

Share This Article