SHBA-ja rrit taksat për avionët “Airbus”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

SHBA-ja njoftoi se do të rriste në 15% taksat doganore për avionët “Airbus”, të importuara nga Evropa, duke lënë të pandryshuar tarifat që penalizojnë sektorët e tjerë nga të dy anët e Atlantikut.

Prodhuesi evropian i avionëve reagoi sot përballë këtij vendimi, duke shprehur keqardhjen e thellë dhe që sipas tij krijon paqendrueshmëri për kompanitë ajrore amerikane, që vuajnë tashmë nga mungesa e avionëve.

“Qëndrimi ynë bazë është i qartë, ne hedhim poshtë çdo rritje të njëanshme të taksave doganore, që janë të dëmshme për të gjithë duke përfshirë këtu dhe SHBA-në”, deklaroi një zëdhënëse e Ministrisë gjermane të Ekonomisë.

Ministrat evropianë, që kanë disa takime të parashikuara të hënën në Bruksel, do të përfitojnë nga rasti për të shprehur një qëndrim të përbashkët për këtë çështje./ATSH/

Share This Article