ShBA-ja s’e dëgjon OKB-në, i vendos e vetme sanksione Iranit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se sanksionet e OKB-së ndaj Iranit që ishin larguar si pjesë e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 kanë hyrë në procesin e rikthimit.

“Më 20 gusht, Shtetet e bashkuara e njoftuan presidentin e Këshillit të Sigurimit për mungesën e zbatimit të zotimeve të Iranit. Ky njoftim e ka filluar procesin 30-ditor që sjell kthimin e sanksioneve të OKB-së që janë hequr më parë. Ato kanë hyrë në fuqi në orën tetë të mbrëmjes më 19 shtator”, tha Pompeo përmes një deklarate.

Kjo deklaratë u dha pavarësisht faktit se të gjitha shtetet tjera që e kanë nënshkruar marrëveshjen kanë refuzuar ta njohin të drejtën e Uashingtonit për kthimin e sanksioneve të OKB-së. Këtë pozicion e kanë edhe pothuajse të gjitha vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit.

Vendimi i presidentit Trump për tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja bërthamore ka bërë që shumica e Shteteve të Këshillit të jenë të qëndrimit se ShBA-ja nuk ka pozitë ligjore që t’i kthejë sanksionet ndërkombëtare.

Sidoqoftë, Pompeo tha se Uashingtoni do të marrë një varg masash tjera për ta përforcuar zbatimin e sanksioneve të OKB-së gjatë ditëve të ardhshme dhe për t’i mbajtur përgjegjës shkelësit e tyre, shkruan Anadolu.

Share This Article