SHBA-ja shpall “non grata” edhe 14 persona të tjerë nga Shqipëria

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka përcaktuar publikisht 100 persona të tjerë në mbarë botën që u është ndaluar hyrja përgjithmonë në SHBA, prej të cilëve 14 janë nga Shqipëria.

Shifra prej 14 personave do t’iu shtohet rreth 170 personave të tjerë nga Shqipëria që u është refuzuar përgjithmonë viza për në SHBA, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ambasada e Shteteve të Bashkuar në Tiranë sqaron përmes një videoje se zyrtarët e përfshirë në raste të korrupsionit madhor bashkë me familjet e tyre nuk do të marrin kurrë vizë për në Amerikë.

Në një postim në Facebook, selia diplomatike bën me dije se korrupsioni madhor i zyrtarëve të lartë do të jetë në fokus të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë. Sipas njoftimit, emrat e rinj janë subjekt i nenit 7031 (c), që ka në fokus zyrtarët e përfshirë në korrupsion madhor.

Share This Article