ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra 8 hours ago
Ministri belg i Mbrojtjes: Nëse sulmohet Brukseli, ne do ta rrafshojmë Moskën 8 hours ago
Makinat luksoze vidheshin “me stil” në Angli dhe dërgoheshin në Dubai, zbulohet skema që përdornin bandat kriminale 8 hours ago
VIDEO/ Lufta me bandat e drogës në Brazil, kaos në Rio. Dronë me bomba, 200 të shtëna në minutë dhe viktima 8 hours ago
Përdhunoi një vajzë shqiptare në Itali, ish-ylli brazilian i Milanit dhe i Realit thyen heshtjen nga qelia: Jetoj njësoj si… 8 hours ago
Next
Prev
Home Bota

SHBA-ja tërheq disa trupa nga Rumania, autoritetet: Vendimi ishte i pritshëm, kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm

albnews by albnews
29 October, 2025
in Bota
0
SHBA-ja tërheq disa trupa nga Rumania, autoritetet: Vendimi ishte i pritshëm, kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ministria e Mbrojtjes e Rumanisë është “informuar për rishikimin e një pjese të trupave amerikane të dislokuara në krahun lindor të NATO-s, si pjesë e procesit të rivlerësimit të pozicionit global të forcave ushtarake të SHBA-së”, thuhet në njoftimin e publikuar më 29 tetor.

“Mes elementeve të brigadës që do të ndalojnë rotacionet në Evropë përmenden edhe forcat e destinuara për Rumaninë, të vendosura në bazën Mihail Kogalniceanu”, tha Ministria rumune e Mbrojtjes.

RelatedPosts

Ministri belg i Mbrojtjes: Nëse sulmohet Brukseli, ne do ta rrafshojmë Moskën

Makinat luksoze vidheshin “me stil” në Angli dhe dërgoheshin në Dubai, zbulohet skema që përdornin bandat kriminale

VIDEO/ Lufta me bandat e drogës në Brazil, kaos në Rio. Dronë me bomba, 200 të shtëna në minutë dhe viktima

Kjo ministri theksoi se “vendimi ishte i pritshëm, pasi Rumania ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me partnerin strategjik amerikan”.

“Rishikimi i forcave amerikane është pjesë e prioriteteve të reja të administratës amerikane, të shpallura që nga muaji shkurt. Vendimi ka marrë parasysh gjithashtu faktin që NATO-ja ka forcuar praninë dhe aktivitetin në krahun lindor, çka i lejon Shteteve të Bashkuara të përshtatin pozicionin e tyre ushtarak në rajon”, u tha në njoftim.

Gjithashtu, ministria rumune theksoi se “vendimi amerikan ka të bëjë me ndërprerjen e rotacionit në Evropë të një brigade që kishte elemente në disa shtete të NATO-s”.

“Afër 1 mijë ushtarë amerikanë do të qëndrojnë të dislokuar në territorin e Rumanisë, duke kontribuar në parandalimin e çdo kërcënimi dhe duke vazhduar të përfaqësojnë një garanci të angazhimit të SHBA-së për sigurinë rajonale”, tha dikasteri i mbrojtjes.

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes të Rumanisë vjen pas disa muajsh kur ishte përfolur për një tërheqje të trupave amerikane nga krahu lindor i aleancës ushtarake perëndimore.

Gazeta ukrainase Kyiv Post raportoi të martën në mbrëmje se aleatët e NATO-s u informuan për këtë vendim gjatë kësaj jave dhe se, në diskutimet e brendshme, u morën në konsideratë edhe reduktime të personelit, përfshirë në Poloni, por vendimi përfundimtar preku vetëm Rumaninë.

As autoritetet në Bukuresht, as ato amerikane nuk kanë dhënë deri tani një shifër të saktë të ushtarëve amerikanë në Rumani. Në fillim të vitit 2025, ishin të dislokuar më shumë se 1.700 ushtarë amerikanë, kryesisht në Mihail Kogalniceanu, Deveselu dhe Campia Turzii. Afër 1.400 prej tyre ndodhen në Bazën Ajrore 57 Mihail Kogalniceanu.

Ministri i Mbrojtjes, Ionut Mosteanu, tha për Radion Evropa e Lirë në fillim të tetorit se në “Mihail Kogalniceanu ka afër 2 mijë e ca ushtarë amerikanë”.

“Po presim Strategjinë kombëtare të Mbrojtjes së SHBA-së, e cila do të prezantohet së shpejti. Do të shohim nëse ata do ta ruajnë praninë dhe pozicionin e tyre në krahun lindor, në Evropë… Rumania është e rëndësishme për SHBA-në”, deklaroi ministri Mosteanu./ REL

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra

29 October, 2025
Ministri belg i Mbrojtjes: Nëse sulmohet Brukseli, ne do ta rrafshojmë Moskën

Ministri belg i Mbrojtjes: Nëse sulmohet Brukseli, ne do ta rrafshojmë Moskën

29 October, 2025
Makinat luksoze vidheshin “me stil” në Angli dhe dërgoheshin në Dubai, zbulohet skema që përdornin bandat kriminale

Makinat luksoze vidheshin “me stil” në Angli dhe dërgoheshin në Dubai, zbulohet skema që përdornin bandat kriminale

29 October, 2025
VIDEO/ Lufta me bandat e drogës në Brazil, kaos në Rio. Dronë me bomba, 200 të shtëna në minutë dhe viktima

VIDEO/ Lufta me bandat e drogës në Brazil, kaos në Rio. Dronë me bomba, 200 të shtëna në minutë dhe viktima

29 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result