SHBA-ja vendos sanksione Rusinë për helmimin e Navalnyt

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë deklaruar sanksione ndaj shtatë zyrtarëve qeveritarë rusë dhe 13 ndërmarrjeve ruse dhe evropiane për helmimin e liderit opozitar Alexei Navalnyt.

Ato shënjestrojnë një numër të zyrtarëve qeveritarë rusë dhe po koordinohen me BE-në, kanë thënë zyrtarë amerikanë, duke shtuar se masa të tjera do të merren në javët në vijim.

Ata thanë se inteligjenca e SHBA-së ka konkluduar se qeveria ruse është prapa sulmit ndaj Navalnyt, vitin e kaluar, shkruan The Guardian.

Moska mohon përfshirjen në helmimin e tij dhe konteston konkludimet e ekspertëve se agjenti nervor Novichok është përdorur për helmimin e tij.

Navalny ishte helmuar gjatë një udhëtimi në Siberi gushtin e kaluar. Ai ishte dërguar në Gjermani për shërim dhe në janar ishte kthyer në Rusi, ku menjëherë edhe ishte arrestuar.

Share This Article