SHBA jep lajmin e mirë: Vaksina krijoi antitrupa

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kompania amerikane e bioteknologjisë, Moderna dha lajmin që shumë duan ta dëgjojnë në këtë kohë pandemie: rezultatet e vaksinës së saj eksperimentale për COVID-19, të testuar tek njerëzit, janë pozitive!

Vaksina e Modernas ka arritur të krijojë antitrupa që neutralizojnë virusin, të ngjashme me ato të gjendura tek pacientët e shëruar nga koronavirusi. Kjo kompani është në pararojë të përpjekjeve për zhvillimin e një trajtimi për sëmundjen, dhe javën e kaluar fitoi miratimin e agjencive amerikane të shëndetit për një proces të përshpejtuar në përputhshmërinë me rregulloret.

Faza e parë e testeve klinike po konsiderohet e suksesshme. Moderna shpreson t’i fillojë provat e avancuara në shkallë më të gjerë në muajin korrik. Kompania raportoi se në tetë pacientë, të ndjekur për një muaj e gjysmë, vaksina me dozë të ulët dhe të mesme shkaktoi nivele të antitrupave specifikë në gjak si ato të personave që e kanë marrë veten nga Covid 19.

Plazma e pasur me antitrupa të dhuruar nga pacientët e shëruar po testohet veçmas për të përcaktuar nëse është një terapi efektive për Covid-19. Vaksina deri tani është toleruar mirë, me përjashtim të ndonjë skuqjeje në vendin e injektimit tek disa pacientë si dhe simptoma sistemike (lodhje e dhimbje muskujsh), në tre pacientë të trajtuar me dozën më të lartë.

Share This Article