SHBA ka dhënë mbi 100 milionë vaksina kundër COVID-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

SHBA ka dhënë mbi 100 milionë doza të vaksinave kundër koronavirusit të ri (COVID-19), bënë të ditur nga Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).- Advertisment –

CDC njoftoi se gjithsej janë dhënë 101.128.005 vaksina prej më shumë se 133 milionë dozave të siguruara nga autoritetet amerikane, teksa SHBA vazhdon të shpërndajë vaksina nga Pfizer-BioNTech, Moderna dhe Johnson & Johnson.

Kjo arritje vjen teksa SHBA vazhdon të regjistrojë rënie në numrin e rasteve të konfirmuara dhe vdekjeve të lidhura me koronavirus që kur ata arritën kulmin gjatë dimrit. Dje në SHBA u regjistruan rreth 62 mijë raste, ndërsa më 2 janar u regjistrua numri më i lartë i rasteve brenda një dite, respektivisht 300.416 raste.

Ndërkohë, numri i vdekjeve ditore dje ishte 1.557, ndërsa më 12 janar u regjistruan 4.465 raste të vdekjeve.

Presidenti Joe Biden dje njoftoi se ai do t’u kërkojë shteteve që të gjithë të rriturit të kenë të drejtën të vaksinohen deri më 1 maj.

Share This Article