SHBA kapërcen pragun e 10000 viktimave nga pandemia

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri në SHBA kaloi pragun e 10000 vdekjeve sot, sipas një raporti nga Universiteti “Johns Hopkins”.

Vendi ka numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara në botë të lidhura me COVID-19, me 347 003 të infektuar dhe 10 335 vdekje.

Zyrtarët e Shëndetit Publik dhe Shtëpia e Bardhë kanë paralajmëruar se javët e ardhshme ka të ngjarë të shihen shpërthime kulmore të koronavirusit dhe shtrimeve në spitale, gjithashtu edhe norma e vdekjeve pritet të rritet në mënyrë të mprehtë.

Aktualisht, Nju Jorku vazhdon të jetë është epiqendra e pandemisë në SHBA, ndërsa Luiziana, Miçigani, Ilinoisi dhe Kalifornia janë gjithashtu zona të nxehta.

Share This Article