SHBA, kërcënim për Danimarkën

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Danimarka i ka cilësuar Shtetet e Bashkuara për herë të parë si një shqetësim për sigurinë e saj.

Një raport nga Shërbimi i Inteligjencës së Mbrojtjes Daneze ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara përdorin fuqinë ekonomike duke përfshirë kërcënimet me tarifa të larta, për të zbatuar vullnetin e tyre dhe nuk përjashtojnë më përdorimin e forcës ushtarake, madje as kundër aleatëve.

Marrëdhënia mes Kopenhagenit dhe Uashingtonit ka qenë zakonisht miqësore, por në fillim të këtij viti situata u tensionua. Sapo u rikthye në pushtet, Donald Trump shprehu interesin për të marrë kontrollin e Groenlandës, një ishull i pasur me burime dhe me rendësi strategjike që ligjërisht është pjesë e mbretërisë daneze.

Edhe pse nuk i është rikthyer kësaj ideje prej disa muajsh, Trump sinjalizoi se ishte i gatshëm të rrezikonte çdo marrëdhënie të ngushtë me aleatët e tij.

Kërcënimet e Trump u morën seriozisht nga Danimarka e madje pak kohë më parë, roje nate u vendosën në ministrinë e jashtme për të monitoruar deklaratat dhe lëvizjet e Donald Trump teksa Kopanhageni flinte.

Qeveria daneze ka vendosur një “roje nate” në ministrinë e jashtme, jo për të mbajtur jashtë të egërve dhe Walker-ave të Bardhë si Roja e Natës e Game of Thrones, por për të monitoruar deklaratat dhe lëvizjet e Donald Trump ndërsa Kopenhageni fle.

Përveç paralajmërimit të tij në lidhje me Shtetet e Bashkuara, raporti përqendrohet kryesisht në kërcënimet strategjike të paraqitura nga Rusia dhe Kina.

Ky vlerësim është pjesë e analizës më të gjerë të shërbimeve inteligjente daneze se fuqitë e mëdha gjithnjë e më shumë i japin përparësi interesave të tyre dhe përdorin forcën për të arritur qëllimet e tyre.

Share This Article