SHBA kërkon heqjen e taksës ndaj Serbisë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këshilli i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së dhe Departamenti i Shtetit Amerikan kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të suspendojë urgjentisht taksën ndaj produkteve të Serbisë.

SHBA thekson se Kosova me sjelljet e saja të papërgjegjshme po e rrezikon seriozisht miqësinë me SHBA-të.

Burimet e Klan Kosovës kanë siguruar mesazhin, i cili tashmë iu është transmetuar edhe në formë të shkruar autoriteteve shtetërore kosovare.

Ky qëndrim i prerë i administratës amerikane është përmbledhur në tetë pika kryesore:

  1. Masat tarifore janë marrë pa asnjë konsultim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
  2. Shprehim zhgënjimin e thellë që pas letrës së Presidentit Trump drejtuar Presidentit Thaçi, jo vetëm që nuk ka pasur reflektim pozitiv nga ana e Qeverisë së Kosovës, por janë shtuar produktet të cilat i nënshtrohen tarifës.
  3. Kërkojmë pezullimin e menjëhershëm të tarifës. E njëjta tarifë mund të rivendoset në rast se dështon marrëveshja me Serbinë.
  4. Mbështetja e SHBA-ve për Kosovën nuk është e pakushtëzuar. Kosova për momentin e bart barrën e rrezikimit të dështimit të dialogut.
  5. Nëse tarifa nuk suspendohet urgjentisht, SHBA-të do të suspendojnë asistencën në fushën e sigurisë, pra mbështetjen për FSK.
  6. Suksesi dhe arritja e marrëveshjes nuk ndërlidhen me rolin e znj. Federica Mogherini dhe BE-në. Arritja e marrëveshjes është interes strategjik i SHBA-ve, prandaj është e papranueshme për ne vënia në pikëpyetje e këtij qëllimi strategjik nga ana e veprimeve të papergjegjshme të liderëve kosovarë.
  7. Në rast se marrëveshja dështon për shkak të Kosovës, barrën e përgjegjësisë dhe pasojat do t’i bartë vetë Kosova dhe individët përgjegjës për këtë dështim.
  8. Kosova me sjelljet e saja të papërgjegjshme po e rrezikon seriozisht miqësinë me SHBA-të.

Klan Kosova gjithashtu e ka të konfirmuar që me kërkesë të institucioneve ky mesazh është përcjellë tek pesë institucionet relevante shtetërore të Kosovës nëpërmjet kanaleve diplomatike.

Share This Article