SHBA, klienti vret grabitësin në restorant (Video)

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Houston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një klient ka qëlluar për vdekje një person që po grabiste klientët në një restorant.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave, pas ekzekutimit të grabitësit, klienti u ka kthyer lekët e vjedhura klientëve të tjerë dhe është zhdukur.

Ngjarja ndodhi në një restorant meksikan në Houston dhe dëshmitarët thanë se një burrë me maskë hyri në restorant dhe u drejtoi një armë klientëve, duke kërkuar paratë e tyre.

Teksa rrëmbeu paratë nga tavolina në tavolinë, një nga klientët nxori armën e tij dhe qëlloi disa herë grabitësin, duke e vrarë, sipas pamjeve të sigurisë.

Më pas klienti mori të gjitha paratë që kishte marrë grabitësi dhe ua ktheu klientëve të tjerë përpara se të largohej nga lokali. Kur mbërritën forcat e policisë, ata e gjetën grabitësin të vdekur.

Policia tha se ai ishte një burrë rreth të 20-ave, por identiteti i tij ende nuk është bërë i ditur. Në të njëjtën kohë, ndaj klientit, i cili është në kërkim, nuk është ngritur asnjë akuzë.

Share This Article