Suedia, e cila ka marrëdhënie me Veriun dhe ka një ambasadë në Phenian, ka ofruar shërbime konsullore për qytetarët amerikanë, përfshirë edhe për ata që ishin ndaluar në Korenë e Veriut me akuzat për hyrje të paligjshme në vend ose për përfshirje në akte spiunazhi.
Miller tha se zyrtarët e Departamentit të Shtetit kanë kontaktuar Suedinë për rastin e King.
Por një rol ndërmjetësues për Suedinë mund të komplikohet nga fakti se diplomatët e saj me bazë në Phenian thuhet se nuk janë kthyer në Korenë e Veriut, që kur u larguan nga vendi për shkak të kufizimeve të rrepta ndaj COVID-19 në vitin 2020. Megjithatë, ekspertët thonë se Ambasada e Koresë së Veriut në Suedi mund të jetë një kanal për komunikim.
LINA TE TJERA
Dy koretë kanë një sërë kanalesh telefonike dhe faks mes tyre për të organizuar takime, për të rregulluar kalimet kufitare, si dhe për të shmangur përplasjet ushtarake aksidentale.
Por Koreja e Veriut nuk po u përgjigjet përpjekjeve të Koresë së Jugut për të shkëmbyer mesazhe nëpërmjet këtyre kanaleve që nga prilli, pasi armiqësitë janë shtuar, lidhur me programin bërthamor të Veriut.
Kim Yeol Soo, një ekspert në Institutin e Koresë së Jugut për Çështjet Ushtarake, tha se komunikimi mund të ndodhë përmes një linje telefonike midis agjencive të spiunazhit të dy Koreve.
Ajo linjë thuhet se ishte aktive, kur të tjerët ngecën. Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut tha të enjten se Seuli dhe Uashingtoni ishin në kontakt, pa dhënë detaje.
PERSPEKTIVA
Eksperti Kim tha se Koreja e Veriut nuk do t’i përgjigjej thirrjeve të SHBA-së, derisa të përfundojë hetimin e saj për King. Kjo ka të ngjarë të zgjasë të paktën dy javë. Pas hetimit, ai tha se pritet një negociatë e stërzgjatur mes Departamentit të Shtetit të SHBA-së dhe Ministrisë së Jashtme të Koresë së Veriut.
“Kujdestaria ndaj King mund t’i sigurojë Koresë së Veriut një mjet për të kërkuar koncesione diplomatike nga SHBA. Por e ka të vështirë t’i imponohet SHBA-së për një ushtarak të rangut të ulët, pa shumë inteligjencë”,- tha Moon.
“Nëse ai kërkon të kthehet në shtëpi, do të ishte e rëndë për Korenë e Veriut ta mbajë atë, por ajo ende do të përpiqet që të arrijnë një marrëveshje me SHBA-në për të marrë atë që dëshiron,”- tha Moon, një analist në Institutin Korean të Kërkimeve për Strategjinë Kombëtare me qendër në Seul.
Në të kaluarën, Koreja e Veriut liroi të burgosurit civilë amerikanë pasi figura të profilit të lartë si ish-presidentë të SHBA-së, udhëtuan në Phenian për të fituar lirinë e tyre. Kim tha se hapa të ngjashëm mund të kërkohen edhe në rastin e King.
“Hyrja e King në Korenë e Veriut është një siklet për SHBA-në”,- tha Chun In-bum, një gjeneral-lejtnant në pension që komandonte forcat speciale të Koresë së Jugut, duke vënë në dukje se erdhi në të njëjtën ditë kur Shtetet e Bashkuara ndërmorën hapa të mëdhenj drejt rritjes së angazhimit të tyre për sigurinë ndaj Koresë së Jugut.
Ajo vendosi një nëndetëse të armatosur bërthamore në Korenë e Jugut për herë të parë në katër dekada dhe mbajti takimin inagurues të një organi konsultativ dypalësh bërthamor me Korenë e Jugut.
Koreja e Veriut testoi dy raketa të mërkurën si përgjigje.
“Lajmet e nëndetëses bërthamore dhe të organit konsultativ bërthamor u varrosën nga King,”- tha Chun. Apnews