ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Pushimet në makth, holandezi rrëfen Shqipërinë: 6 ditë në burg dhe 12 mijë € ryshfet 8 hours ago
“The King” 9 hours ago
Prapaskena nga darka mbretërore, si u përplasën kuzhinierët e Mbretit Charles III me bodigardët e Trump 9 hours ago
BE-ja rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen: Koha për të mbyllur rubinetat e gazit 9 hours ago
Grevë urie për drejtësi/ Babai i Denis Ruçit proteston para Parlamentit grek: Dua verifikim të ADN-së 9 hours ago
Next
Prev
Home Diaspora

SHBA/ Kosova në finalen e Olimpiadës Ndërkombëtare të Neo-Shkencës në New Jersey

albnews by albnews
15 June, 2024
in Diaspora
0
SHBA/ Kosova në finalen e Olimpiadës Ndërkombëtare të Neo-Shkencës në New Jersey
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Olimpiada Ndërkombëtare e Neo-Shkencës, thuhet se është një ngjarje prestigjioze globale kushtuar arritjeve dhe avancimit të përsosmërisë në fushat e shkencës, matematikës dhe kodimit.

Në ndërkohë në finale e madhe të “Olimpiadës Neo Science” të mbajtur në New Jersey, nga data 7 deri në datën 12 qershor, morën pjesë 15 shtete me 185 garues. Ekipi nga Kosova, nga Infiniti Training Center nga Prishtina, përfaqësojë flamurin e Kosovës, duke arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke fituar shumicën e vendeve të para.

RelatedPosts

EMRI/ Vritet një shqiptar në Toronto

Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision

Protesta në Hagë, Rama: Asgjë tjetër përveç drejtësisë, për Kosovën dhe çlirimtarët e saj

8 garuesit nga Kosova ishin medalistët e medaljeve të arta të argjendta dhe të bronzta.

Ekipi nga Kosova, u  kthye dje në Prishtinë duke marrë me vete 10 medalje, nga këto 6 të arta dhe 4 të argjendta

Qendra Infinit nga Prishtina, e cila ishte pjesë e kësaj olimpiade ndërkombëtare “Olimpiaden STEM”  përfaqësojë Kosovën në Finalen e madhe të kësaj olimpiade, duke qenë një nder shtetet që fituan më së shumti medalje dhe çmime të para në këtë olimpiadë

Ekipi nga Kosova u dallua në kategoritë e shkencës, matematikës dhe kodimin duke arritur të renditen në tre vendet e para në nivel botëror në ‘Best Of the Bests Category’ duke u dekoruar me medaljet përkatëse.

Në ditën e çlirimit të Kosovës, drejtuesit e ekipit nxënësit, arsimtarët dhe prindërit, u pritën në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, nga Ambasador Blerim Reka – Shef i Misionit dhe diplomatët e saj në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork.

Në statusin e tij në facebook, Ambasadori Reka, shkroi se nxënësit e Kosovës, që fituan dje 6 medalje të arta dhe 4 të argjendta, në: matematikë, shkencë dhe robotikë, janë ; “Fëmijët e lindur në liri, që na bënë krenarë në ditën e çlirimit të Kosovës”.

Ndërsa, Merita Aliçkaj Lezi , e cila thuhet se është një organizatore e shkëlqyer, një menagjere e pa shoqe, mbi të gjitha një mbeshtetëse e jashtëzakonshmë e fëmijeve në këto gara, tha se kjo arritje e jashtëzakonshme është një dëshmi e talentit dhe përkushtimit të nxënsëve të tyre të mrekullueshëm ; “Si menaxhere e këtij programi, jam jashtëzakonisht krenare për  gjithë ekipin tonë! Faleminderit të gjithëve që na mbështetën dhe na inkurajuan gjatë këtij rrugëtimi. Ky është vetëm fillimi!” tha ajo.

Në Konsullatën e Kosovës në Nju Jork, pas olimpiadës ne biseduam me menagjeren Merita Aliçkaj Lezi .

E cila tha se e vijmë nga Kosova, përkatësisht nga Prishtina. Ndërsa, tregojë se ajo është  menagjere e trajnimit të fëmijëve për shkollat e ulta dhe të mesme në Infinit Training Center, që organizojnë kurse të ndryshme për këtë kategori nxënësish.

“Ne kemi marr pjesë në disa olimpiada ndërkombëtare, me të drejtën e përfaqësimit të shtetit të Kosovës në nivel ndërkombëtar. Kjo është olimpiada e katërt që ne marrim pjesë, dhe ekipi i nxënsëve nga Kosova në Neo Science Olympiad ishte me i përgatitur se kurrë, nxënësit nga Kosova shkëlqyen në të gjitha kategoritë. Më duhet të cekë me këtë rast se vitin e kaluar ne kemi marrë pjesë në olimpidën e Parisit, për gjuhën angleze dhe atë të fushave të ndryshme STEM, duke treguar edhe atje si në SHBA, rezultatet shumë të mira me fëmijët e Kosovës” tha ajo.

Ndërsa, spjegojë se gara ndërkombëtare në matematikë, shkencë dhe robotikë, “Neo Science Olympic” të New Jersey Institute of Technology,  është një olimpiad ndërkombëtare, ku marrin pjesë shumë shtete të ndryshme nga e gjithë bota ; “Këtë vit kan marre pjesë mbi 15 shtete dhe 185 garues nga kategori të ndryshme. Kosova është renditur në shumicën e kategorive në tri vendet e para, duke marr edhe medaljet respektive – të arta, të argjenda dhe të bronxta.”

Ndërsa, duke folur se si erdhën deri këtu, Merita Aliçkaj Lezi , tha se “Fillimisht është një përzgjedhje e fëmijëve nga Kosova, që kishin për të marre pjesë, pas përzgjedhjes së tyre ne kemi arritur ti trajnojmë ata fëmijë që morën pjesë më një trajnim të veçantë të aftësuar për t’u përfaqëuar me dinjitet në finalet. Ishin tetë fëmijë që e përfaqësuan Kosovën, me shumë dinjitet dhe na bënë krenar këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Po ashtu ajo tha se kemi garuar në ato kategori që jan të parapara në këtë olimpiade, të cilat ishin koding, matematikë, shkencë dhe robotikë, dhe në se flasim për rezultatin e arritur kemi nja shtrirje në të gjitha kategoritë nga vendi i parë deri te i treti.

Nga ku kemi këto rezultate :

Në kategorinë “Best of the Best” kemi këtë renditje:

Gerti Kida  klasa 10 -vendi i parë nivel botëror-Kodim(Medalje e artë)

Vesa Xhymshiti  – klasa e 6 vendi i parë në Matematikë ( Medalje e artë)

Jeton Sylejmani klasa e 5-Vendi i dytë në Matematikë dhe Shkencë( Medalje e artë)

Harun Hondozi   klasa 4- Vendi i parë në Shkencë dhe vendi i dytë në Matematikë(Medalje e artë)

Lum  Rrahmani -Klasa e klasa e 4 vendi i parë AI Challenge vendi i dytë Shkencë dhe vendi i tretë në Matematikë( Medalje e artë)

Molos Gashi klasa e 3- Vendi i parë në Matematikë dhe vendi i tretë  në Shkencë.(Medalje e artë)

Me medalje u shpërblyen këta nxënës:

Lum Paçarada  klasa e shtatë- medalje e artë në Shkencë

Lorik Begunca klasa e pestë – medalje e artë në Matematikë

Gjin  Rrahmani  klasa e tetë -medalje e artë në Shkencë

Blin Berisha  klasa e tetë- medalje e artë në Shkencë

Managjerja e këtij ekipi Merita Aliçkaj Lezi për së fundmni tha se dëshironte që edhe në emër të garuesve dhe familjarve të tyre, të falenderojë  Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, Ambasador Blerim Reka, dhe stafin diplomatik për mikëpritjen e tyre, si dhe konsullin z.Fatmir Zajmi i cili së bashku me konsullën na nderuan me pjesëmarrjen e tyre në ceremonin e ndarjes së çmimeve per nxënësit e Kosovës, të cilët si e cekëm më parë fituan 6 medalje të arta dhe 4 të argjendtë , në: matematikë, shkencë dhe robotikë, përkatësisht garën ndërkombëtare: “Neo Science Olympic” të New Jersey Institute of Technology.

Olimpiada Ndërkombëtare e Neo-Shkencës është një ngjarje prestigjioze globale kushtuar arritjeve dhe avancimit të përsosmërisë në fushat e shkencës, matematikës dhe kodimit.Olimpiada synon të përgatisë studentët për karrierën dhe përpjekjet e ardhshme ku njohuritë shkencore dhe matematikore janë thelbësore. Kjo qasje përputhet me idenë se arsimi duhet t’i pajisë studentët me aftësi dhe njohuri që janë të rëndësishme për aspiratat e tyre të ardhshme.

Olimpiadës Neo Science duket se i jep përparësi një qasjeje të integruar dhe praktike për mësimin e shkencës dhe matematikës, me fokus në përgatitjen e studentëve për aplikime dhe sfida të botës reale. Kjo qasje mund të nxisë një kuptim më të thellë të këtyre lëndëve dhe t’i pajisë studentët me aftësi të vlefshme për udhëtimet e tyre akademike dhe profesionale.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Pushimet në makth, holandezi rrëfen Shqipërinë: 6 ditë në burg dhe 12 mijë € ryshfet

Pushimet në makth, holandezi rrëfen Shqipërinë: 6 ditë në burg dhe 12 mijë € ryshfet

19 September, 2025
“The King”

“The King”

19 September, 2025
Prapaskena nga darka mbretërore, si u përplasën kuzhinierët e Mbretit Charles III me bodigardët e Trump

Prapaskena nga darka mbretërore, si u përplasën kuzhinierët e Mbretit Charles III me bodigardët e Trump

19 September, 2025
BE-ja rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen: Koha për të mbyllur rubinetat e gazit

BE-ja rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen: Koha për të mbyllur rubinetat e gazit

19 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result