Shtetet e Bashkuara nuk po diskutojnë një ofensivë turke në Sirinë verilindore me Turqinë, pasi një operacion i tillë nuk do të ishte i nevojshëm për të trajtuar shqetësimet e sigurisë së Ankarasë, tha një zyrtar i SHBA për Reuters, duke hedhur poshtë raportet e medias për të kundërtën.
Një zyrtar i mbrojtjes turke, u citua të martën nga media shtetërore turke duke thënë se Ankaraja po diskutonte me Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë një ofensivë të mundshme në një rajon të Sirisë verilindore të kontrolluar nga luftëtarët e udhëhequr nga kurdët.
“Turqia po diskuton me Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara një ofensivë të mundshme ushtarake në një rajon të Sirisë verilindore, të kontrolluar nga luftëtarët kurdë”, u citua të thoshte zëdhënësja e ministrisë së Mbrojtjes në Turqi dje. Ushtria amerikane ka mbështetur forcat kurde të udhëhequra atje, të cilët po luftojnë me mbetjet e kalifatit të deklaruar nga shteti islamik në Irak dhe Siri në vitin 2014. Megjithatë, Turqia i konsideron luftëtarët kurdë të YPG si terroristë dhe ka kërcënuar vazhdimisht për të nisur operacione kundër tyre.