SHBA lëshon akuzën: Armët tona mund të jenë përdorur nga Izraeli në shkelje të ligjit ndërkombëtar në Gaza

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Izraeli mund të ketë shkelur ligjin ndërkombëtar humanitar në Rripin e Gazës duke përdorur armë që i ka blerë nga Uashingtoni. Kështu thotë një raport i Departamentit të Shtetit të paraqitur në Kongresin e SHBA. Qeveria amerikane nuk e përjashton këtë mundësi, duke theksuar se në zonat e luftës është e vështirë të vlerësohen incidente individuale apo të nxirren përfundime të qëndrueshme.

Departamenti i Shtetit vëren se ka marrë raporte nga disa burime të besueshme – si agjenci të OKB-së ashtu edhe organizata joqeveritare – për shkelje të mundshme të të drejtave të njeriut nga forcat e armatosura izraelite. “Janë raportuar disa incidente që ngrenë shqetësime serioze”, nënvizon raporti i Departamentit të Shtetit të SHBA-së.

Meqenëse SHBA është furnizuesi më i madh i sistemeve të armëve të Izraelit, “është e arsyeshme të besohet se pajisjet e mbrojtjes që i nënshtrohen NSM-20 (Memorandumit të Sigurisë Kombëtare) janë përdorur nga forcat izraelite të sigurisë pas 7 tetorit në rrethana që nuk janë në përputhje me atë që Ligji Ndërkombëtar Humanitar ose me praktikat më të mira të vendosura për zbutjen e dëmeve ndaj civilëve”, thuhet në raportin e Departamentit të Shtetit.

Share This Article