SHBA ‘lëshon’ Donald Lu: S’duam të rrëzojmë qeverinë në Pakistan

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Departamenti amerikan i Shtetit reagoi pasi kryeministri pakistanez, Imran Khan deklaroi se Uashingtoni kërkon të rrëzojë qeverinë e drejtuar prej tij.

Një zëdhënës i DASH tha se këto pretendime nuk janë të vërteta.

“Ne e admirojmë dhe e mbështesim procesin ligjor dhe kushtetues në Pakistan,” tha Ned Price.

“Ne nuk kemi preferenca mes partive politike. Ne mbështesim parimet më të gjera, siç janë sundimi i ligjit dhe drejtësia e barabartë për të gjithë,” tha ai.

Imran Khan pati deklaruar në fundjavë se Donald Lu, që shërben si ndihmës/sekretar për Azinë Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit është personi që kërkon rrëzimin e qeverisë së tij.

Në një takim me ambasadorin pakistanez, Lu është shprehur se marrëdhëniet mes SHBA dhe Pakistanit do përmirësohen nëse largohet Khan.

Lu ka shërbyer si ambasador në Shqipëri.

Share This Article