SHBA liston 6 media të tjera kineze si misione të huaja

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha se të gjitha kompanitë e listuara janë “në pronësi të konsiderueshme ose të kontrolluara në mënyrë efektive nga” qeveria kineze

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) sot i kanë cilësuar operacionet e gjashtë mediave të tjera kineze në vend si misione të huaja, në vazhdën e përshkallëzimit të tensioneve me Pekinin.

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha se të gjitha kompanitë e listuara janë “në pronësi të konsiderueshme ose të kontrolluara në mënyrë efektive nga” qeveria kineze, por shtoi se ky hap nuk do të kufizojë informacionet që ata mund t’i publikojnë në SHBA.

“Ne thjesht duam të sigurojmë që populli amerikan, konsumator i informacionit, mund të bëjë dallimin midis lajmeve të shkruara nga një shtyp i lirë dhe propagandës së shpërndarë nga vetë Partia Komuniste Kineze”, u tha Pompeo gazetarëve në Departamentin e Shtetit.

Në listë janë futur mediat si Yicai Global, Jiefang Daily, Xinmin Evening News, Social Sciences in China Press, Beijing Review dhe Economic Daily.

Share This Article