ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Sherr me grushte në këshillin bashkiak të Pogradecit 3 hours ago
Threads: Zuckerberg prezanton “Ghost Posts” që zhduken pas 24 orësh 3 hours ago
Gjykata i vazhdon paraburgimin të dyshuarit për spiunazh, Fatmir Shehollit 4 hours ago
Kris Jenner feston 70-vjetorin me një festë madhështore me temë James Bond 007 4 hours ago
Arben Ahmetaj, padi në Strasburg ndaj vendimit të GJKKO-së 4 hours ago
Next
Prev
Home Bota

SHBA, mbi 13-mijë të vdekur që nga fillimi i pandemisë

albnews by albnews
8 April, 2020
in Bota
0
SHBA, mbi 216 mijë të infektuar me koronavirus
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në Shtetet e Bashkuara, numri i të vdekurve nga koronavirusi e ka kaluar shifrën 13 mijë, ndërkohë që janë 400 mijë raste të konfirmuara me sëmundjen. Qyteti i Nju Jorkut e kaluar shifrën e 4,000 të vdekurve.

Sipas zyrtarëve, edhe pse në Nju Jork numri i të vdekurve arriti një nivel të ri të lartë, numri i të shtruarve në spitalet e këtij shteti duket se nuk po shënon rritje të mëtejshme.

RelatedPosts

Threads: Zuckerberg prezanton “Ghost Posts” që zhduken pas 24 orësh

Vajza e Putinit qëndron pas fushatës për të rrëzuar ministrin e jashtëm Sergei Lavrov – zbulohet qëllimi i saj

Studimi: Terapia gjenetike mund të ulë përgjithmonë kolesterolin e lartë

Ndërkohë, sipas njoftimeve të medias në SHBA, në fund të nëntorit 2019, zyrtarët e inteligjencës amerikane kishin paralajmëruar se një sëmundje ngjitëse po përfshinte zonën e Wuhanit në Kinë, duke sjellë ndryshime në disa aspekte të jetesës dhe biznesit të atjeshëm dhe dhe që paraqisnin kërcënim për popullsinë.

Njoftimet i referohen disa burimeve të informuara rreth këtyre raporteve sekrete.

Shqetësimet për atë që tani njihet si pandemia e koronavirusit të ri parashtroheshin në një raport të muajit nëntor nga Qendra Kombëtare e ushtrisë për Inteligjencën Mjekësore (NCMI), sipas dy zyrtarëve që kanë dijeni për këtë dokument.

Raporti ishte rezultat i analizës së interceptimeve kompjuterike, të shoqëruara me imazhe satelitore dhe shkaktoi alarm sepse një sëmundje që mund të dilte jashtë kontrollit do të përbënte një kërcënim serioz për forcat amerikane në Azi.

“Analistët arritën në përfundimin se kjo mund të ishte një ngjarje kataklizmike,” tha një prej burimeve duke iu referuar raportit të NCMI. Më pas, për këtë çështje u informuan shumë herë Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes, Shtabi i Përbashkët në Pentagon dhe Shtëpia e Bardhë.

PRESIDENTI DHE RAPORTET PËR KORONAVIRUSIN

Gjatë konferencës për shtyp të Task Forcës së Shtëpisë së Bardhë për koronavirusin të martën mbrëma, Presidenti Donald Trump pranoi se ishte informuar vetëm rishtazi për paralajmërimet e bëra në fillim të këtij viti nga njëri prej këshilltarëve të tij të lartë, Peter Navarro, për efektet e mundshme të pandemisë.

Presidenti mohoi ta kishte lexuar memorandumin e zotit Navarro në momentin kur ai e kishte paraqitur gjatë muajit janar.

Megjithatë, Presidenti doli në mbrojtje të përpjekjeve të tij për të përballuar dëmet nga pandemia e koronavirusit.

“Nuk mund ta kisha bërë më mirë“, u shpreh ai.

Presidenti Trump u tha gazetarëve se ai dëshiron të tregohet pozitiv. “Nuk dua të shkaktoj panik dhe tronditje“, u shpreh ai. Presidenti shtoi se veprimet e tij në përgjigje të pandemisë ishin hapat më praktike të mundshme.

Ai akuzoi Organizatën Botërore të Shëndetësisë se ka qenë tepër e fokusuar te Kina dhe se nxorri këshilla të gabuara gjatë shpërthimit të epidemisë. Ai shtoi se do ta pezullonte kontributin financiar të SHBA për këtë organizatë.

TRUMP: FONDE SHTESË PËR PAGAT

Presidenti Trump informoi se Kongresit do t’i kërkohen fonde të tjera shtesë prej 250 miliardë dollarësh dhe se këto fonde do të shkojnë drejtpërsëdrejti për rrogat e të punësuarve.

Ai shtoi se kkishte biseduar me drejtuesit e bankave kryesore, si Goldman Sachs, Bank of America, Citigroup etj., për një program që do të synojë garantimin e pagave.

Shtëpia e Bardhë u bëri sërish thirrje amerikanëve të ruajnë distancimin social deri në fund të muajit prill, për të ndihmuar në mbajtjen nën kontroll të pandemisë.

Seanca e djeshme informuese u zhvillua pasi u njoftua largimi i Sekretares së Shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Stephanie Grisham, ndërkohë që mediat patën njoftuar edhe shkarkimin e Glenn Fine, i cili drejton panelin federal që mibkqyr menaxhimin e paketës së ndihmës financiare prej 2 trilionë dollarësh.

Gjithashtu, Sekretari në detyrë i Marinës së Shteteve të Bashkuara, Thomas Modly, dhe të martën dorëheqjen pasi u kritikua për mënyrën se si menaxhoi situatën me kapitenin e një aeroplanmbajtëseje që u godit nga koronavirusi.


albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Sherr me grushte në këshillin bashkiak të Pogradecit

Sherr me grushte në këshillin bashkiak të Pogradecit

10 November, 2025
Threads: Zuckerberg prezanton “Ghost Posts” që zhduken pas 24 orësh

Threads: Zuckerberg prezanton “Ghost Posts” që zhduken pas 24 orësh

10 November, 2025
Gjykata i vazhdon paraburgimin të dyshuarit për spiunazh, Fatmir Shehollit

Gjykata i vazhdon paraburgimin të dyshuarit për spiunazh, Fatmir Shehollit

10 November, 2025
Kris Jenner feston 70-vjetorin me një festë madhështore me temë James Bond 007

Kris Jenner feston 70-vjetorin me një festë madhështore me temë James Bond 007

10 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result