SHBA, mbi 161-mijë viktima nga Covid-19 dhe rreth 5 milionë të infektuar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 161.669, prej të cilëve 1.325 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 55.982, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 4.975.279.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 2,54 milionë të infektuar, ndërsa numri i personave të testuar ka arritur në mbi 62,4 milionë.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me 532.745 raste të konfirmuara.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar Brazili me 2.862.761 raste dhe India me 1.977.972.

Share This Article