Sipas të dhënave të Universiteti “Johns Hopkins”, gjatë 24 orëve të kaluara në Shtetet e Bashkuara janë shënuar 19,056 raste të koronavirusit.
Përpos të infektuarve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 500 të vdekur. Ky numër është më i vogël në krahasim me disa ditë më parë, kur shënoheshin mbi një mijë viktima për 24 orë.
Kështu, numri i përgjithshëm i infektimeve shkoi në 1,662,302, ndërsa shifra e viktimave në 98,220, shkruan “CNN”.
Në këtë numër janë të përfshira rastet në pesëdhjetë shtetet e Shteteve të Bashkuara, Distriktin e Kolumbisë dhe rastet e personave të riatdhesuar.
Shteti i Nju Jorkut mbetet më i godituri nga sëmundja e re, me 363,764 të infektuar dhe 29,229 të vdekur. Pas tij radhiten New Jersey, Illionis dhe Kalifornia.
Ndryshe, Shtetet e Bashkuara janë bindshëm në vendin e parë në botë, si për numrin e të infektuarve me Covid-19, ashtu edhe për numrin e rasteve fatale.