Së paku 20,260 raste të reja me koronavirus janë shënuar të martën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”.
Përpos rasteve të infektimeve, gjatë 24 orëve të kaluara në këtë shtet u regjistruan 1,574 viktima të reja, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.
Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 1,523,568 persona, ndërsa numri i viktimave në 91,921. Këto shifra i bëjnë Shtetet e Bashkuara vendin bindshëm më të prekur në botë nga sëmundja e re.
Shifrat e reja përfshijnë rastet nga 50 Shtetet, Distrikti i Kolumbisë dhe territoret e tjera amerikane si dhe rastet e personave të riatdhesuar.
Pavarësisht numrit të madh të rasteve me Covid-19, qeveria amerikane është e vendosur që ta riaktivizojë ekonominë dhe ka filluar t’i largojë masat kufizuese.