SHBA, mbi 27 milionë raste me Covid-19 që prej fillimit të pandemisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

SHBA-ja ka kaluar 27 milionë infektime me COVID-19, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Vendi më i prekur nga pandemia në botë ka regjistruar gjithashtu më shumë se 463 000 të vdekur që prej fillimit të pandemisë.

Instituti Health and Metrics Evaluation, që bën pjesë në departamentin e mjekësisë së Universitetit të Uashingtonit, pret që numri i të vdekurve të kalojë 500 000 në fillim të marsit.

Pandemia e COVID-19 ka shkaktuar të paktën 2 316 812 të vdekur në botë, që kur zyra e OBSH-së në Kinë njoftoi shfaqjen e sëmundjes në fund të dhjetorit 2019, sipas burimeve zyrtare.

Më shumë se 106 080 500 raste infektimi janë diagnostikuar zyrtarisht që prej fillimit të pandemisë, prej të cilëve 64 644 600 konsiderohen të shëruar.

Shifrat bazohen në bilancet e komunikuara çdo ditë nga autoritetet shëndetësore të çdo vendi.

Share This Article