SHBA, mbi 36100 raste të reja me koronavirus

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, gjatë 24 orëve të kaluara në Shtetet e Bashkuara janë regjistruar 36,151 raste të koronavirusit.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i personave të prekur nga virusi i ri në vendin e parë në botë për shifrën e infektimeve dhe vdekjeve shkoi në 2,346,937 persona.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 831 të vdekur dhe shifra e përgjithshme e viktimave të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara shkoi në 121,224, shkruan “CNN”.

Në këto shifra përfshihen rastet nga 50 shtetet e ShBA-së, Distrikti i Kolumbisë dhe rastet e personave të riatdhesuar.

Shtetet e Bashkuara ndodhen bindshëm në vendin e parë në botë, si për numrin e infektimeve, ashtu edhe për shifrën e viktimave.

Katër shtete të Shteteve të Bashkuara kanë shënuar shifër rekorde të rasteve, ndërsa në Uashington është bërë e detyrueshme vendosja e maskave për shkak të rritjes së numrit të infektimeve.

Share This Article