Shtetet e Bashkuara i kanë regjistruar mbi 47,000 raste të reja të koronavirusit gjatë 24 orëve të kaluara, sipas të dhënave të agjencisë “Reuters”.
Kështu, numri i përgjithshëm i personave të infektuar me virusin e ri në shtetin më të prekur në botë shkoi në mbi 2.6 milionë, shkruan “Reuters”.
Kalifornia, Teksasi dhe Arizona janë bërë epiqendra të reja të përhapjes së pandemisë në SHBA.
Ekspertët kanë paralajmëruar se shifra ditore e infektimeve së shpejti mund të dyfishohet.
Në këto shifra janë të përfshira rastet nga 50 shtetet e ShBA-së, Distrikti i Kolumbisë dhe rastet e personave të riatdhesuar.
Shtetet e Bashkuara e kanë numrin më të lartë të të infektuarve me koronavirus në botë. Pas tyre radhiten Brazili dhe Rusia.