SHBA, mbi 47000 raste të reja me Covid-19

albnews
By
1 Min Read

Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, Shtetet e Bashkuara i kanë regjistruar 47,511 raste të reja të koronavirusit.

Kështu, numri i përgjithshëm i të prekurve nga virusi i ri në shtetin më të goditur nga pandemia shkoi në mbi 4.66 milionë persona, shkruan “CNN”.

Ndërkohë shifra e përgjithshme e viktimave ka shkuar në 154,860 persona, që është më e madhja në botë. Në raportin më të ri u regjistruan 413 viktima të reja.

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbeten bindshëm në vendin e parë në botë në listën e shteteve më të prekura. Në vendin e dytë është Brazili.

Ekspertët thonë se shifrat e vërteta janë më të larta, sepse ka pasur njerëz që kanë vdekur para se të testohen dhe se personat me simptoma të lehta nuk janë testuar fare.

Share This Article