SHBA, mbi 50 të arrestuar në protestën kundër politikave të migracionit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qindra protestues u mblodhën në sheshin “Times” të New Yorkut për të protestuar kundër praktikave t institucionit ICE për emigrantët që ndodhen nën arrest

Washington DC

Më shumë se 50 persona u arrestuan gjatë protestës që u zhvillua në New York të SHBA-së për mbylljen e Zyrës amerikane të Emigracionit dhe Doganës (ICE).

Qindra protestues u mblodhën në sheshin “Times” që ndodhet në një prej zonave më të frekuentuara të New Yorkut për të protestuar kundër praktikave të institucionit ICE për emigrantët që ndodhen nën arrest.

Disa nga pjesëmarrësit në protestën që filloi në orët e para të mëngjesit u përballën me policinë dhe u arrestuan të paktën 50 persona.

Grupi në SHBA i cili u mblodh nën emërtimin “Mbyll ICE-në” edhe më parë ka zhvilluar protesta që kritikojnë arrestimin e emigrantëve pa dokumente dhe politikat për ndarjen e fëmijëve nga familjet emigrante.

Share This Article