SHBA, mbi 796 mijë të vdekur nga COVID-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 796.765, prej të cilëve 1.117 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 49,83 milionë, me 169.278 raste të reja.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 5,15 milionë raste të konfirmuara dhe 75.247 të vdekur.

Në SHBA deri më tani mbi 238 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, mbi 200 milionë dozën e dytë dhe 51 milionë kanë marrë tri doza.

Share This Article